Kanioni i Shumokut

Text size
Ndodhet në fund të fshatit Farkë e Madhe dhe në fillim të Priskës së Madhe. Ai ka lartësi deri në 10 metra të mureve të tij. Formacioni shkëmbor është "shtuf" pra shkëmb ranor. Gjatësia e kanionit është rreth 200-300 metra dhe në zona të caktuara bëhet i ngushtë dhe i lartë.Ndodhet rreth 25 minuta larg ecje nga fshati Farkë e Madhe.. Shtegu është plot me pemë të mëdha dhe shumë interesant për t’u eksploruar. Nje natyre e paprekur dhe gjithë ujëra përreth.
