Karsti i Malit me Gropa

Karsti i Malit me Gropa shtrihet në lartësinë e Malit me Gropa, emri i të cilit lidhet me gropat e shumta që janë shumë të dendura dhe me pamje të çuditshme formuar nga procesi i karstit, ose i tretjes në ujë të shkëmbinjve gëlqerorë, prej të cilëve është ndërtuar ky mal.
Gropat karstike kanë formën e hinkave me diametër nga disa metra deri në disa dhjetëra metra. Ato janë të mbyllura, pa rrjedhje sipërfaqësore, ndërsa në fundin e tyre ndodhen vrima thithëse, nëpër të cilat depërton në thellësi të masivit gëlqeror uji i reshjeve. Ky ujë del në formën e burimeve të mëdha përreth këtij mali.
Këtu gjejmë shumë lloje bimësh barishtore dhe drunore si dhe kafshë të llojeve të ndryshme: e bukura e dheut, zvarranikë, thëllëza e malit, lepuri, dhelpra, ujku, etj.
Ky monument i natyrës mund të vizitohet duke ndjekur rrugën automobilistike Tiranë – Dajt- Bizë përreth 2 orë.
Bizë, Tirana, Albania