Qendra e Artit “Agimi”

Text size
Deri ne fund të viteve 90-të të shekullit të kaluar në Tiranë ekzistonin 9 kinema. Kinema “Agimi” një nga këto kinema, deri në vitin 1961 quhej "kinemaja e sovjetikëve" sepse pothuaj gjithë lagjja përreth banohej nga familjet sovjetike që punonin në Shqipëri. Një nga cilësitë e veçanta të kësaj kinemaje me një kapacitet prej 116 vendesh ishin parametrat e izolimit akustik.Kinemaja 50-vjeçare e rikonstruktuar në fundin e vitit 2010 gjatë vitit 2022 -23 iu nënshtrua një rijetëzimi falë ndërhyrjes së Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës duke u kthyer në Qendrën e Artit “Agimi” si hapësira më e re e artit në Tiranë.
Kjo qendër do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave shqiptarë dhe të huaj, por do të mirëpresë në hapësirat rekreative të saj aktivitete e ngjarje të tjera kulturore si ekspozita te arteve pamore, koncerte, shfaqje te vogla teatrale, dhe coworking space për industritë kreative.

Bulevardi “Bajram Curri”