Kinema “Maks Velo”

Text size
Kinemaja “Maks Velo” u projektua në vitet ’70 nga arkitekti Maks Velo dhe atëherë quhej “Ylli i kuq”. Salla e saj ka një kapacitet prej rreth 140 ulësesh, me ndriçim të mirë, sistemin antizjarri dhe hyrje-daljet e emergjencës. Kjo kinema e rikonceptuar dhe rikonstruktuar u është rikthyer qytetarëve duke mundësuar shfaqjen e filmave shqiptarë dhe të huaj. Gjithashtu ajo shërben edhe si qendër për aktivitete kulturore e artistike duke iu ardhur në ndihmë artistëve të rinj për të shfaqur prodhimet e tyre.
Rruga 'Lord Bajron"