Rrënojat e kishës në Priskë të Vogël

Text size
Në territorin e Zall-Herrit gjenden gjurmë të banimit që në lashtësi. Në veri të fshatit Priskë e Vogël ekzistoinë rrënojat e kishës së Shën Kollit. Ajo ndodhet mbi një masiv shkëmbor që ngrihet mbi lumin e Tërkuzës.
Kisha është një nefshe, në formë katërkëndëshi me gjerësi 7.5 m dhe gjatësi 18.1 m e orientuar lindje perëndim. Sipas arkeologëve objekti i kultit daton në shek. XII.
Edhe në këtë territor koha ka lënë pa diskutim gjurmë të sundimit nga perandoria osmane. Ndërsa mendohet se qytetërimi katolik ka vijuar deri në fund të shek. XVIII.