Kisha e Shën Mërisë

Text size
Kjo kishë e ndodhur në fshatin Brar daton që në vitin 1201. Sipas dokumenteve të kohës
kisha e Shën Mërisë së Brarit ishte e ndërtuar me gurë të latuar, dyshemeja e saj ishte me mermer shumë të zgjedhur, kambanorja e saj prej guri dhe balte të pjekur. Kjo kishë ishte një nefshe. Ajo përbëhej nga naosi dhe narteksi. Brenda në narteks në murin lindor, ka dalë në shesh një varr i ndërtuar me gurë gëlqerorë, me mbishkrim që mban datën 1201.
Kisha është pikturuar herë pas here. Pikturat e murit që ndajnë naosin me narteksin janë më të hershme. Piktura është me teknikë bizantine.