Kombinati

Text size
Kombinati është një lagje periferike në jug-perëndim të Tiranës rreth 6 kilometra larg nga qendra e qytetit. Këtë emër e ka marrë nga Kombinati i Tekstileve “Stalin” i ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 50-të. Me ndërtimin e Kombinatit të Tekstileve “Stalin”, e fabrikës së qelqit, fabrikës së tullave dhe stacionit hekurudhor lagjja e Kombinatit u shndërrua në një lagje tipike socialiste punëtore. Edhe sot aty ka një sërë ndërtimesh që të kujtojnë Bashkimin Sovjetik dhe stilin komunist të jetës në Shqipëri.
Hyrja e vjetër monumentale e Kombinatit e lyer rishtas, sheshi kryesor, ku dikur ishte vendosur një statujë e Stalinit si dhe ish ndërtesa e administratës se kombinatit, ku sot ndodhen zyrat e pushtetit lokal, vazhdojnë të jenë aty si referenca të forta dhe të çuditshme të asaj periudhe.
Sheshi Garbaldi