Kopshti Zoologjik

Kopshti Zoologjik në Tiranë është hapur në vitin 1966. Ky është parku i vetëm zoologjik në Shqipëri i administruar nga pushteti lokal (Bashkia e Tiranës).
Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5.97 ha, nga të cilat 4.35 ha janë sipërfaqe e gjelbër, 1.3 ha janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë, 1.8 ha zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0.14 ha janë sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët. Arinj, luanë, lama, sorkadhe, kaproj, majmunë, dhelpra, ujqër, mjellma, shqiponja, rosa, pallonj, pula hindi, etj janë disa nga kafshët dhe shpendët e Kopshtit Zoologjik.
Në këtë kopsht janë trajtuar në vite 32 lloje kafshësh dhe 12 lloje shpendësh, ndërsa kohët e fundit është investuar për pasurimin e tij me kafshë dhe shpendë ekzotikë.
Orari: 08:00 - 18:30
Rruga Liqeni Thatë
069 878 0852