Lagjia Mojsit

Text size
Kjo lagje bën pjesë në fshatin Shëngjin –Mojsit. Emri i saj është shumë i vjetër. Varianti më i besueshëm është se zona që në kohën e Skënderbeut ka qenë e banuar dhe ishte pronë e Mojsi Golemit. Skënderbeu iu dhuroi Mojsiut për trimërinë dhe zotësinë e treguar si komandant në luftë kundër hordhive osmane.
Në Mojsit nuk ka pasur asnjëherë xhami, kurse kisha e vjetër ndodhej poshtë zallit të lumit, por gjurmët e saj nuk duken. Deri në vitin 1650 ajo ka qenë qendër kishtare (Sofragjan) me rëndësi për të gjithë zonën e 45 fshatrave përreth.
Fshati Shëngjin-Mojsit lidhet me Tiranën nëpërmjet rrugës automobilistike që kalon nga Qafë Priska me një distancë prej 23km.