Lapidari “Qëllojmë Asamblenë Tradhtare”

Text size
Ndodhet në Sauk dhe është një monument historik i realizuar në beton të derdhur. Ai i kushtohet aktit heroik të Brigadës III Sulmuese Partizane që qëlloi me top “Kuvendin Kombëtar” të asaj kohe i cili hyri në historinë e pasluftës me emrin Asambleja Tradhtare.
Gjatë natës së 18 tetorit 1943 në lartësinë e kodrës së Saukut u vendos topi nga brigada partizane dhe në mëngjes, dy partizanë së bashku me një artiljer italian, morën shënjestër dhe qëlluan mbi Pallatin e Viktor Emanuelit (sot Pallati i Brigadave).
Vepra është realizuar në beton të derdhur duke krijuar dy kolona të sfazuara ku njëra kolonë mban një pllakë të kuqe mermeri me yll nga dy anë.