Liqeni i Beshit

Text size
Ky liqen është një liqen artificial i ndërtuar rreth viteve 1974 - ’75 për vaditje. Liqeni është i rrethuar nga një peizazh i bukur natyror rrethuar me pyll të dendur.
Sipërfaqja e përgjithshme e tij është 30 938 m2, gjatësia 350m dhe gjerësia maksimale 125m.
Rruga për të shkuar te Liqeni i Beshit është nga Zall-Dajti drejt fshatit Besh rreth 3 km e cila bëhet në këmbë ose me makine të tipit fouristrade.