Liqeni i Kasharit

Text size
Zona e Kasharit është e pasur me burime ujore. Në brendësi të saj ndodhen një sërë liqenesh artificiale të cilat përveç rolit parësor në zhvillimin e bujqësisë përbëjnë një aset për zhvillimin e aktiviteteve rekreative dhe të lidhura me sportet e ndryshme. Në Liqenin e Kasharit zhvillohet gara e peshkimit sportiv e organizuar nga Shoqata e Peshkimit Sportiv dhe Rekreativ.