Liqeni i Puresit (Kusit)

Text size
Liqeni i Puresit (Kusit) dhe territori përreth tij vlerësohet si një nga zonat më piktoreske dhe biologjikisht të pastra ndër rrethinat e Tiranës. Largësia nga rruga nacionale është rreth 4 km.
Ky rezervuar rrethohet nga pyje karakteristike të ulët dhe të mesëm, që i japin vlerë të shtuar këtij ambienti piktoresk, kombinuar edhe me toka bujqësore në pjesët më të rrafshëta, ku kultivohen bimë të arave dhe pemë frutore. Gjithashtu ka një kombinim të bimësisë pyjore në kodrat përreth liqenit me grupe pemësh të ullirit, ku një pjesë e konsiderueshme zënë ullinjtë shekullore.