Ministria e Arsimit

Text size
Selia e Ministrisë së Arsimit u ndërtua në vitet 30 si Selia e Kazermës Ushtarake Italiane. Ndërtesa gjatë regjimit komunist ka pësuar ndryshime duku iu shtuar një kat i dytë sipas projektit të arkitekt Skëndër Luarasit në 1962. Projekti fillestar ka një planimetri në formën e shkronjës “L” për të dy katet. Hyrja kryesore është konceptuar në drejtim të perëndimit nga ana e rrugës dytësore, pingul me rrugën e “Durrësit”.