Muzeu i Bektashizmit

Ndodhet në ambientet e Odeonit (Faltorja e Madhe) në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe u përurua më 7 shtator 2015 së bashku me Odeonin.
Muzeu Bektashian prezanton nëpërmjet dokumenteve, fotografive dhe objekteve origjinale historinë e Bektashizmit në shkallë botërore dhe në veçanti të Bektashizmit shqiptar. Ai është i organizuar në 12 stenda e 12 vitrina, duke respektuar 12 Imamët. Një kënd shumë i rëndësishëm është ai që i kushtohet tolerancës dhe harmonisë fetare, për të cilat ka kontribuar e kontribuon mjaft Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Pjesë e Muzeut Bektashian janë dhe tre ambiente : Oxhak - kafeja, Ashurja dhe Pelegrinazhi.
Interesante është paraqitja arkitektonike, artistike dhe etike, për ta lehtësuar, por edhe për ta bërë sa më atraktive vizitën në muze. Vend të rëndësishëm zë lidhja e ngushte e Bektashizmit në Shqipëri me Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Krahas veprimtarisë së klerikëve patriotë, një stendë e posaçme i kushtohet vëllezërve Frashëri ku dallohet kontributi i Naim Frashërit.
Sot ky muze sikurse dhe vete Kryegjyshata vizitohen çdo dite nga shumë vizitorë vendas e të huaj.
Hyrja falas.
Orari: E Hene- E diel: 09:00 – 16:00
Dhimitër Kamarda Street, Nr. 10
+355 4 235 5090
+355 682374137