Muzeu i Forcave të Armatosura

Muzeu i Armëve (Muzeu Historik i Forcave të Armatosura ) ndodhet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (ish- Shkolla e Bashkuar). Ky muze u ngrit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të ushtrisë shqiptare.
Ai përmban më shumë se njëmijë objekte muzeore, ku dallohen pisqolla që nga Mesjeta deri në shekullin XIX, kobure të dekoruara me ar e argjend, një sërë vitrinash me pushkë të llojeve të ndryshme të Mesjetës, të Rilindjes, shpata të kohës së Skënderbeut, tejqyra e Ali Pashë Tepelenës, avionë, helikopterë, tanke, maket katër siluruesi, artileri tokësore, kundërajrore të kalibrave të ndryshëm, si dhe mjete transporti po të llojeve të ndryshme.
Dy pavijonet kryesore janë: pavijoni i epokës historike 1470-1945 dhe pavijoni i viteve 1945-1990.
Në katin e dytë të tij paraqiten pjesë nga uniformat e përdorura në vite nga Forcat e Armatosura deri tek uniformat më të reja. Pavijoni i parë, përveç vlerave historike, është edhe një dëshmi e artizanatit shqiptar në këtë fushë.
Orari i punës dhe shërbimit, për vizitorët vendas dhe të huaj është:
nga e hëna deri të premten,
ora 08:30 - 16:00
Për vizitorët vendas nevojitet kartë identiteti. Për vizitorët e huaj, 3-4 ditë përpara ditës që dëshirohet të vizitohet Muzeu i FA duhet të dërgohet një kërkesë e shoqëruar me kartën e identitetit. Kërkesa të niset në adresën e e-mailit:
Email: asllanzemani@yahoo.com
Rruga e Dibrës, Garnizoni Skënderbej
0692179230
asllanzemani@yahoo.com