Nari Lundër

Text size
Nari Lundër është një restorant familjar vetëm 20 minuta me makinë jashtë Tiranës. Ushqimi që ofrohet nga restoranti në pjatën tuaj është i freskët, ku vaji i ullirit, produktet e bulmetit, mishi dhe perimet janë të prodhuara në fermë, por dhe nga bashkëpunimi me fermerët e zonës, jo larg resorantit. Ferma, ku mbahen rreth 100-150 pula, rreth 140 dhi alpine franceze, si dhe rosa e pata, ndodhet vetëm 1.5 kilometra larg restorantit. Njëmbëdhjetë dhoma me pamje nga kodrat e fshatit, në një projektim elegant dhe modern janë tashmë të mobiluara dhe të gatshme për të pritur mysafirë.
Farkë
+355 69 61 78916