Ndërtesa e vjetër e Bibliotekës Kombëtare

Kjo ngrehinë është e lidhur ngushtë me dy ngjarje historike për Shqipërinë dhe Tiranën. Pas 500 vjet sundimi otoman, më 26 nëntor 1912, në sheshin përpara saj u ngrit flamuri i Pavarësisë për qytetin e Tiranës. Ky flamur u ngrit nga patriotët Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu dhe Shefqet Ndroqi.
Pas shpalljes së Tiranës kryeqytet, më 11 shkurt 1920, në këtë ndërtesë u vendos selia e qeverisë së përkohshme shqiptare, e cila doli nga Kongresi i Lushnjës.
Në vitin 1945 në këtë ndërtesë u vendos Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sepse ishte një nga ndërtesat më të mira të kohës. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti BK me një koleksion të pasur prej 15 000 vëllimesh. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe koleksioneve private të personaliteteve të kulturës nga regjimi i atëhershëm komunist.
Ndërtesa vazhdon të jetë edhe sot pjesë e BKSH- së. Këtu është vendosur fondi i literaturës së huaj sipas të cilit kemi dhe sallat e leximit: sallën gjermane, italiane, franceze, angleze dhe atë të gjuhëve klasike.
Shëtitorja Murat Toptani