Pallatet e Shallvareve

Pallatet e Shallvareve janë një shembull i arkitekturës së imponuar sovjetike. Ato u ndërtuan tek fusha me të njëjtin emër në vitin 1951. Ndërtimi i tyre u diktua nga ndikimi sovjetik në arkitekturën shqiptare.
Emri “shallvare” në turqisht, vjen nga fakti se aty luante dikur garnizoni turk, por ajo më pas u përdor për parada. Në vitin 1920 shoqëria e sapoformuar “Agimi“ zhvilloi këtu ndeshjen e parë të futbollit kundër ekipit "Juventus" të Shkodrës.
Pallatet e Shallvareve ishin banesat e para kolektive të tipit dhe stilit ruso –sovjetik. Në arkitekturën e jashtme të tyre, në zbatim të dogmës “formë kombëtare dhe përmbajtje socialiste” u përdorën elementë të arkitekturës popullore.
Por, modeli i pallateve të Shallvareve sipas specialistëve është një dështim i metodës së realizmit socialist në arkitekturën e banesës kolektive shqiptare sepse ajo ishte e huaj për natyrën dhe mjedisin shqiptar si dhe për mënyrën e jetesës së banorëve vendas.
Bulevardi Gjergj Fishta