Pallati me kuba
Text size
Pallati me kuba është vendosur në rrugën e Dibrës, projektuar nga Maks Velo në vitin 1972 dhe shpallur në vitin 2015 Monument Kulture i Kategorisë II. Ky pallat përfaqëson në vetvete aspiratën e arkitekturës shqiptare për të qenë në një hap me kohën dhe në veçanti me Perëndimin. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste. Ndërsa projektuesi i saj u burgos me 10 vite. Në këtë ndërtesë ndodhet apartamenti ku ka banuar në vitet 1974 - 1989 shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe familja e tij, apartament i cili së fundmi është shndërruar në një muze vendor i quajtur "Shtëpia Studio Kadare".
Rruga e Dibrës, Pll. 85