Pallati në Bllok

Text size
Ky pallat i ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” është projektuar nga arkitekt Petraq Kolevica në vitin 1969. Ai futi frymën e arkitekturës moderne në ndërtimet e kohës dhe për këtë u kritikua dhe u largua.
Vitet ’60 ishin vitet e konsolidimit të një gjuhe të re në arkitekturë. Kjo arkitekturë do të ndryshonte pothuaj peizazhin urban në emër të modernizimit të jetës, fenomen i cili kurseu vetëm pak hapësira si vlera të trashëgimisë kulturore. Motoja e atëhershme ishte “kombëtare në formë dhe socialiste në përmbajtje”.
Rruga Vaso Pasha