Pallati Presidencial (Pallati i Brigadave)

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitektët italianë në fillim Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte destinuar për familjen mbretërore ( Mbreti Zog I) por ndërtimi i tij nuk arriti të përfundonte deri në vitin 1941. Ndërkaq Mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1939 si pasojë e pushtimit italian të vendit.
Parku që rrethon këtë pallat shtrihet në rreth 36 ha. Sipërfaqja shtrihet në shumë zona dhe përbëhet nga shatërvanë me zinxhirin e ujit, galeri skulpturash në disa parqe, disa radhë kopshtesh me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit, kopshti me pishinë si dhe pista e stërvitjes së kuajve. Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30 -’43.
Rezidenca ka shërbyer si Pallat Mbretëror vetëm një herë, gjatë vizitës së Perandorit Viktor Emanueli në Shqipëri në maj të vitit 1941.
Emrin “ Pallati i Brigadave” e mori në vitin 1945 në nderim të brigadave partizane që e çliruan , emër i cili u përdor gjatë regjimit komunist.
Duke filluar nga viti 1992, pas rënies së komunizmit, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”.
Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial për pritje zyrtare.
Parku hapet për publikun pa pagesë çdo fundjave nga ora 09:00-16:00.
Kodrat e Liqenit, Rruga e Elbasanit