Parku i Liqenit

Text size
Në kuadër të iniciativës “Tirana Friendly WiFi”, Bashkia Tiranë ofron shërbim WiFi falas në hapësirën e parkut të Liqenit, pranë LibrAria-s. “Tirana Friendly WiFi”, një nismë e Bashkisë së Tiranës dhe UNICEF, bën të mundur që përveç aksesimit falas të internetit, informacioni të filtrohet me qëllim mbrojten e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet abuzuese online.
Bashkia Tiranë është e para bashki në rajon që tashmë ka çertifikatën e parë të “Friendly WiFi”.
Friendly WiFi Tirana është:
• Një alternativë e lehtë për t’u përdorur dhe që filtron materialet e papërshtatshme
• Një simbol i njohur ndërkombëtarisht çertifikimi
• Është i sigurt, i besueshëm dhe i shpejtë
• I mbron fëmijët nga pornografia
Arsyet se pse duhet të përdorni “Tirana Friendly WiFi”
• Sepse interneti dhe aksesi në të luan një rol gjithnjë e në rritje në jetën e fëmijëve;
• Sepse interneti është një mjet tepër i fuqishëm, i cili mund të përdoret për rritjen dhe zhvillimin;
• Për shkak se WiFi është duke u përhapur me shpejtësi dhe është i disponueshëm kudo dhe shpesh është falas;
• Sepse në vend të "kontrollit të fëmijës", tek Parku i Liqenit ne ju ofrojmë një mundësi filtrimi "miqësore me fëmijët/familjet”!
