Pedonalja “Murat Toptani”
Text size
U përurua si pedonale më 10 tetor 2011. Restaurimi dhe rehabilitimi i saj u realizuan me ndihmën e fondeve të BE-së.
Pedonalja “Murat Toptani” si gjurmë rruge ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike.
Ajo përshkon disa objekte monumentale që e bëjnë atë mjaft historike, si Kalanë e Tiranës, selinë e Akademisë së Shkencave, lulishten që mund të konsiderohet lulishtja e parë e vendit të quajtur lulishtja popullore, Bibliotekën e vjetër Kombëtare dhe Ndërtesën e Ish të Përndjekurve Politikë për të përfunduar tek Ura e Tabakëve.
Shëtitorja Murat Toptani