Shtëpia e Konferencës së Pezës

Text size
Në këtë shtëpi, të ndodhur në Pezë të madhe, më 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Parë e Frontit Nacional Çlirimtar. Në Konferencë u themelua organizata e Frontit Nacionalçlirimtar, në të cilën do të bashkoheshin e do të organizoheshin të gjithë shqiptarët patriotë, pa dallim.
Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe miratoi platformën politike dhe organizative të Frontit e të Luftës Nacional Çlirimtare.