Piramida

Text size
Ndërtimi i saj filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e Hoxhës deri në vitin 1991. U përurua në 14 tetor 1988 si muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Kjo strukturë u projektua si krahë shqiponje, simbol i vetë kombit, por i dukshëm si i tillë vetëm nga lart. Ndërsa nga këndvështrimi i kalimtarit ngjason me një piramidë. Për projektimin e saj punoi një grup arkitektësh nën drejtimin e vajzës dhe dhëndrit të Enver Hoxhës.
E njohur në zhargonin e përditshëm si piramida, ajo zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit.
Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh.
Piramida e Tiranës, do të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit