Qendër Arti & Galeri “Zeta”

Qendra e Artit dhe Galeria “Zeta” e filloi aktivitetin e saj në vitin 2007. Ajo është një organizatë jo-fitimprurëse e fokusuar në artet pamore që promovojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri.
Qëllimi i kësaj galerie është të kultivojë dhe të promovojë artin bashkëkohor, nëpërmjet ekspozitave, prezantimeve, projekteve të bashkëpunimeve në nivel vendor, rajonal, ndërkombëtar si dhe aktiviteteve të tjera kulturore.
Galeria Zeta ka një hapësirë prej 150 m2. Deri tani ka pasur ekspozita të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë si dhe ka qenë partnere e ngjarjeve të rëndësishme të artit bashkëkohor në Shqipëri.
Nga e hëna në të premte ora, 11.00-18.00. Të shtunën: 11.00-14.00. Të dielën - mbyllur.
Rruga Abdyl Frashëri, Hekla Center
+355 68 21 30180