Qendra Kulturore Tirana (Teatri i Metropolit)

Qendra Kulturore Tirana, e njohur ndryshe si Teatri i Metropolit u krijua në prill të vitit 2005.
Kjo qendër ka grupuar në një strukturë të vetme Teatrin për të rinj, Teatrin për fëmijë, Ansamblin Folklorik "Tirana" dhe Bandën e Qytetit.
Teatri i Metropolit përbën një skenë të hapur për të gjithë talentet e reja si regjisorë, aktorë, kostumografë, etj.
Ky teatër disponon tre salla: sallën “Çehov” (120 vende), sallën “Bodrum”(80 vende) dhe sallën “Shekspir” (270 vende).
Në tërë aktivitetin dhe veprimtarinë e saj Qendra Kulturore Tirana mbështet vlerat e kulturës dhe të artit kombëtar, si dhe vlerat më të mira të kulturës dhe të artit botëror, për të ofruar edukim dhe argëtim për të gjitha shtresat dhe grupmoshat të shoqërisë.
Rruga Ded Gjo Luli
067 227 0668