Qendra Multifunksionale “Ten”

Kjo qendër u krijua në ambientet e ish kinema “Dajtit” në shtator 2010. Struktura e vjetër e ish-kinema “Dajtit” u transformua në mënyrë rrënjësore, duke u kthyer në një qendër shumë funksionale për rininë me synim për t’iu dhënë atyre mundësinë për të shoqërizohen në kushte e standarde evropiane.
Salla Qendrore është konceptuar për 130 persona dhe kryen funksionet e mëposhtme:
Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, teatër, shfaqje, prova, koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore instrumentale, pritje zyrtare, me pjesëmarrje të gjerë, mbledhje forumesh komunitare, festime, etj. Përveç kësaj salle funksionojnë edhe salla e ekspozitave, biblioteka dhe salla e provave.
Rruga “Myslym Shyri” tek ish Kinema “Dajti”