Quaffé

Text size
Quaffé për një kafe? Por jo vetëm…
Nëse ideja që ju rrotullohet në mendje është të shplodheni duke pirë një kafe, të vëzhgoni veturat si ndjekin njëra tjetrën nën shiun vjeshtak, të merrni disa rreze të freskëta dielli në një trotuar paksa të shkelur, të shijoni shoqërinë e një miku/mikeshe apo të diskutoni për projektet e ardhshme, Quaffé është një cep Tirane që ua plotëson të gjitha këto kushte. Quaffé ju pret prapa Piramidës, në afërsi të galerisë ETC.