Kalaja e Skuterrës
Text size
Kjo kala ndodhet në veriperëndim të fshatit Skuterrë, në kodrën e quajtur nga banorët Qytezë, në një lartësi prej 545 m mbi nivelin e detit. Ajo ka formë të stëgjatur rrethore me një diametër 100 m me 35 m. Muri me trashësi 1.40 m është ndërtuar me gurë të thyer të lidhur me me llaç gëlqeror dhe mbushës zhavorri.Sipas gjetjeve arkeologjike kjo kala i përket antikitetit të vonë.