Radio Tirana

U ndërtua në vitin 1938 nga familja e pasur tiranase Kollçiu. Megjithatë, vila u sekuestrua me urdhër të Mbretit Zog dhe u përdor si qendra e Radio Tiranës deri më 1965. Vila është katër katëshe, ku njëri kat është nëndhe. Që në konceptimin fillestar të saj, vila është simetrike me dy hyrje kryesore dhe një tjetër nga mbrapa, që del në oborr. Vihet re përdorimi i granilit të derdhur në shkallët e hyrjeve dhe ato të brendshme, mermerit në korridorin kryesor, hekurit të rrahur në parmakët e shkallëve, drurit në dyer e dritare. Vila është neoklasike për shkak të përdorimit të tri kolonave të orderit të madh në lartësinë e dy kateve. Ato janë pa bazë dhe kapitele të sterilizuara.