La Radura

Text size
“La Radura” është një instalacion i cili iu shtua kryeqytetit në dhjetor 2019 si vepër e arkitektit italian Stefano Boeri.E vendosur pas godinës së Kryeministrisë, La Radura është koncept i ri i një hapësire publike që mund të shërbejë për ndalesa, pushim apo pritje. Është projekti i një hapësire të hapur me një perimetër të depërtueshëm, të vendosur brenda një hapësire tjetër të hapur më të madhe.
La Radura mund të jetë një destinacion, një vend ku vizitorët janë të ftuar për një ndalesë reflektimi ose relaksimi, duke përjetuar një zë alternativ të zhurmës metropolitane. Në fakt, ky instalacion transformon hapësiren publike ku pozicionohet në një kuti harmonike të hapur, falë instalimit zanor (të zërit) si dhe krijon një atmosferë krejt të ndryshme gjatë natës, kjo falë kompozimit të ndriçimit.
Instalacioni “La Radura” shërben si vend ku mund te organizohen evente te ndryshme sociale, apo dhe thjesht nje hapësirë unike socializimi, ku me tingujt e saj dhe efektet e veçanta të ndriçimit gjatë natës, ka nje sukses te garantuar.