Salla Plenare e Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ose siç quhet ndryshe, parlamenti, është një dhomësh dhe përbëhet nga 140 anëtarë të zgjedhur një herë në katër vjet me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori relativisht të shkurtër dhe të lidhur ngushtë me evolucionin e shtetit shqiptar. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo dinamikës së kohës. Ai tashmë ka krijuar përvojën e tij në mënyrën e organizimit dhe funksionimit, duke u kthyer në institucionin më të rëndësishëm të zhvillimit të jetës politike në vend.
Godina ku ndodhet kjo sallë është ndërtuar në vitin 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Këtu më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu u kurorëzua Mbret i Shqiptarëve.
Rruga George W. Bush