Selia e Presidencës

Ndërtesa ishte konceptuar për të qenë përfaqësia e Ambasadës Sovjetike në Shqipëri. Themelet e saj u hodhën në vitin 1959 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve. Në vitin 1961, kur Bashkimi Sovjetik ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, godina nuk kishte përfunduar së ndërtuari ndaj aty nuk u vendos kurrë ambasada e Bashkimit Sovjetik.
Në mungesë të një tradite kombëtare shqiptare godina është jashtëzakonisht konvencionale me ornamente të ekzagjeruar tipike për arkitekturën staliniste. Volumi i madh i ndërtesës thyhet nga ritmi vertikal i kolonave masive të kryera përpara dhe larg njëra-tjetrës dhe bordurave të futura të dritareve. Godina çuditërisht është ndërtuar larg buzës së rrugës duke i dhënë një karakter të veçantë që thekson rëndësinë e saj.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit