Serendiville

“Serendipity” është krijim i kompanive “Qvo Vadis” dhe "Serendipity” në bashkëpunim të ngushtë me shefin e talentuar të kuzhinës ndërkombëtare dhe vendase, Enkeleid Dervishi.
“Serendiville” ofron kuzhinë ndërkombëtare, me një prirje më të theksuar ndaj kuzhinës autentike Tex-Mex. Thuajse gjithçka që ofrohet në menu, që nga petët “tortilla”-t, e deri tek gatimet dhe salcat me emër, përgatiten në ambientet e “Serendiville nga Shefi dhe personeli.
Menuja, tejet e pasur në antipasta, në sallata, pasta, dhe pjata kryesore, disa lloje burgerash, në gatime të skarës dhe të tiganit, si dhe specialitete të gatuara ngadalë, është e përshtatshme si për vegjetarianët e rreptë dhe për të apasionuarit pas mishit, bulmetërave, zarzavateve, brumërave dhe kombinimeve ndërmjet tyre.