Sheshi “Nënë Tereza”

Ky shesh i ndodhur në fund të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në pjesën jugore të Tiranës, u projektua nga arkitekti italian Gherardo Bosio në vitet 1939- 41. Bosio projektoi Bulevardin Perandorak (sot Bulevardi “Dëshmorët e Kombit) i cili përfundonte në sheshin “Piazza Littorio” sot sheshi “Nënë Tereza”.
Ndërtesat që rrethonin këtë shesh kishin funksione të ndryshme administrative duke dashur të përmblidheshin në një kompleks të tërë politik e sportiv. Të tilla ishin: “Casa della Gioventtu Littoria Albanese” (G.L.A) – sot është rektorati i Universitetit të Tiranës dhe Muzeu Arkeologjik. GLA është një ndërtesë komplekse. Ajo është e kompozuar ne formë "U"-je, që i jep mundësinë për të organizuar të dy anët e saj. Përballë saj ndodhej “Casa del Opera del Dopolavoro Albanese” (O.D.A)- sot Universiteti i Arteve dhe në qendër ngrihej “Casa del Fascio” ose “Palazzo Littorio”- sot Universiteti Politeknik. Ndërtesa e Universitetit si element i fundit i bulevardit karakterizohet nga monumentaliteti i rëndë strukturor por dhe nga linjat e qarta e të kthjellëta.
Sheshi mban emrin “ Nënë Tereza” në nderim të murgeshës katolike shqiptare.
Sheshi Nënë Tereza