Shpella e Mbytjes

Text size
Kjo shpellë e ndodhur në zonën e Krrabës ka një hyrje të vogël në fillim e cila zgjerohet e lartësohet deri në 15 m. Shumëllojshmëria e stalaktiteve dhe stalagmiteve të formuara në shpellë, kanë krijuar atë që quhet “Tempulli i shpellës”.
Për të shkuar tek “Shpella e mbytjes” ndiqet rruga Tiranë- Skuterrë. Pastaj rruga vijon në këmbë rreth 2 orë deri tek shpella.