Shtatorja e Babë Myslymit
Shtatorja e derdhur në bronx i dedikohet figurës së Myslym Pezës i njohur si Babë Myslymi (1897 – 1984). Ai krijoi më 5 qershor 1940 në Pezë çetën e parë partizane jo vetëm në Shqipëri por një nga çetat e para antifashiste në Evropë. Çeta, e cila kishte 50 veta, drejtohej nga komandant Myslym Peza.
Nga një çetë kaloi në Grupin Partizan të Pezës me 5 çeta që vepronin në pesë treva të ndryshme, më pas në batalionin partizan “Peza” i cili shumë shpejt do të bëhej Brigada XXII-S.