Shtatorja e Sulejman Pashës

Text size
Sulejman Pashë Bargjini (i njohur si Sulejman Pasha) është themeluesi i qytetit të Tiranës.
Ai lindi në Bargjin por jetoi në Mullet, një fshat në afërsi të Tiranës. Pasi bëri një karrierë të shkëlqyer si gjeneral në luftërat e Perandorisë Osmane, u rikthye në trevat e tij të origjinës së bashku me një ferman (dekret) të Sulltanit.
Në vitin 1614 ai realizoi ndërtimet e para që ishin një xhami, një furrë dhe një hamam (banjë turke) duke hedhur themelet e qytetit.
Monumenti i Sulejman Pashës është vepër e skulptorit Maksim Shurdhi. Ai u vendos në sheshin pranë monumentit të Partizanit Çlirimtar në vitin 2000.
Sheshi Sulejman Pasha