Shtëpia e Lindjes “Mbretëresha Geraldinë”

Text size
U projektua nga arkitekti italian Tito Chioni në vitet 1939-40 (Casa Materna e Infanzia) si maternitet i Tiranës. Chioni ishte njëri nga arkitektët italianë që u morën me ndërtimet në Tiranë në periudhën e viteve 40-të të shekullit të kaluar. Ndërtesa e ka ruajtur këtë destinacion që nga fillimi i saj.
Në vitin 2004 me propozim të një grupi intelektualësh të përbërë nga Imzot Rrok Mirdita, shkrimtari Ismail Kadare, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Prof. Dr. Maksim Cikuli këtij spitali iu vu emri “ Mbretëresha Geraldinë”.
Bulevardi Zogu I