Stadiumi Kombëtar “Air Albania”

Arena Kombëtare njohur si Stadiumi “Air Albania” është ndërtuar në vendin e ish Stadiumit “Qemal Stafa”. Ai ka një kapacitet prej 22.500 vendesh që e bën stadiumin më të madh në Shqipëri.
Stadiumi origjinal, i konceptuar nga arkitekti italian Gherardo Bozio në vitet 1939- 41, u ndërtua në formën e një stadiumi olimpik. Bosio parashikoi për ndërtesën një hyrje monumentale, me shkallë të gjera e relieve skulpturore.
Gurin e parë për ndërtimin e stadiumit e ka vendosur në mënyre simbolike Galeazzo Ciano, ministri i jashtëm fashist i Italisë dhe njëkohësisht dhëndëri i Benito Musolinit, në gusht 1939. Punimet për ndërtimin e stadiumit vazhduan katër vjet deri në ndërprerjen e tyre në vitin 1943, kur kapitulloi Italia. Gjatë okupimit nazist stadiumi u përdor nga forcat gjermane si parkim për automjetet e tyre. Punimet për ndërtimin e stadiumit u përfunduan pas Luftës II Botërore.
Stadiumi “Air Albania” i projektuar nga Marco Casamonti i Studios “Archea Associati”, përfaqëson një strukturë me formë të veçantë shumëfaqëshe (tetë-këndor) në mënyrë që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera të ndara. Në një cep të strukturës së stadiumit ndodhet një kullë e gjatë 112 metra (24 kate), e cila aktualisht është kulla më e lartë në Shqipëri.
Sheshi Italia