Teatri i Kukullave (Parlamenti i parë Shqiptar)

Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri Kombëtar për Fëmijë (TKF) ose siç quhet ndryshe Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar.
Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar.
Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si Shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë.
Sot këtu është vendosur Teatri Kombëtar për Fëmijë (Teatri i Kukullave). Ky teatër pas rikonstruksionit ka një sallë bashkëkohore prej 160 vendesh.
Në shfaqjet e Teatrit Kombëtar për Fëmijë përdoren kukulla me tela, kukulla marionete, maska, teatro hijesh e pantomime si dhe shfaqje me aktorë.
T.K.F. duke qenë i vetmi teatër profesionist për fëmijë është njëkohësisht e vetmja shkollë edhe për teatrot e tjera të vendit. Ky teatër ka marrë pjesë në shumë festivale Evropiane dhe Ballkanike.
Rruga Çamëria
04 222 2446