Ujëvara e Krrabës
![](/uploads/images/points-of-interes/20180413114738_ujevara-e-krrabes-foto.jpg)
Text size
Ujëvara e ndodhur në fshatin Krrabë ka përafërsisht një lartësi mbi 10 metra nga baza e saj. Ajo furnizohet nga një përrua i cili në pranverë ka prurje të madhe uji duke i dhënë ujëvarës një pamje magjëpsëse. Kjo ujëvarë është sezonale dhe jo gjithmonë mund ta gjesh të mbushur plot.
Rruga është e thjeshtë dhe mund të bëhet nga çdo person. Për të shkuar deri aty ndiqet rruga nga Tirana për në Krrabë dhe më pas vazhdohet në këmbë për në shtegun që të çon deri te ujëvara.