Ujëvara e Shëngjergjit

Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Shëngjin dhe dallohet për bukurinë e saj mahnitëse sidomos në pranverë dhe verë me ngjyrat e saj të ndryshme.
Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen. Ajo ka një lartësi rreth 30 metra të dukshme dhe gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe dhe më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja është mbizotëruese.
Disa tour operatorë organizojnë udhëtime drejt kësaj ujëvare duke eksploruar edhe zonën përqark saj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë e mirë. Nga fshati Shëngjin ecja për tek ujëvara vazhdon për rreth 30 minuta.