Universiteti Politeknik i Tiranës

Text size
Ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës u projektua nga arkitekti italian Gherardo Bosio në periudhën 1939-1940 dhe përfundoi në vitin 1942 si “Casa del Fascio” (Shtëpia Fashiste) ose “Palazzo Littorio”. Arkitektura e saj karakterizohet nga paralelopipedë kompaktë të bashkuar me njëri-tjetrin që të jep përshtypjen e një kalaje romake dhe sjell në kujtesë kullën tradicionale shqiptare e performuar në kushtet e modernizmit. Kjo ndërtesë qëndron në harmoni me kodrat që rrinë në sfond. Ajo si element i fundit i bulevardit karakterizohet nga monumentaliteti i rëndë strukturor por dhe nga linjat e qarta e të kthjellëta.
Në vitin 1957 në këtë ndërtesë u vendos Universiteti Shtetëror i Tiranës nga bashkimi i pesë instituteve ekzistuese të arsimit të lartë, më i rëndësishmi i të cilëve ishte Instituti i Shkencave, i themeluar në vitin 1947.
Nga viti 1985 deri në vitin 1992 u quajt Universiteti i Tiranës "Enver Hoxha", sipas diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili vdiq më 11 prill 1985.
Sot quhet Universiteti Politeknik i Tiranës.
Sheshi Nënë Tereza