Ura e Brrarit

Text size
Ura e Brrarit ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, në lindje të Tiranës, 7.6 km nga qendra e Tiranës. Ajo është gjurma e parë e rrugës në fillim të Malësisë së Tiranës në hyrje të Shkallës së Tujanit ku ndodhet Kalaja e Tujanit (antikiteti i vonë).
Ura është ndërtuar vetëm nga një hark, në kyçin e të cilit kalldrëmi i urës ngrihet në formë kurrizi me pjerrësi nga të dyja anët.
Ura ka kaluar disa faza ndërtimi. Kjo urë ka lidhur fshatin Brrar me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë – Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan.