Varri i Ashikut

Text size
“Varri i Ashikut” tregon historinë tragjike të 2 të rinjve të dashuruar nga Ndroqi, që lanë pas një legjendë. Ky varr gjendej në të djathtë të rrugës automobilistike Tiranë-Durrës, jo shumë larg Ndroqit nën hijen e një rrapi të lashtë.
Mjerisht, vite më vonë, varri u shkatërrua dhe humbi, por në kujtesën popullore jeton legjenda e tij.
Në këtë varr mendohet të jenë varrosur dy të rinj të dashuruar që preferuan më mirë të vdisnin se sa të braktisnin njëri tjetrin.