Varri i Faik Konicës

Faik Konica (1875-1942) është një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare në dekadat e para të shekullit XX. Para luftës ai ishte Ambasadori i Shqipërisë në SHBA.
Ky “njeri me kulturë të lartë” (Fan Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.
Konica vdiq në Uashington, më 15 dhjetor 1942 dhe u varros në varrezat e Bostonit.
Në vitin 1998 eshtrat e tij u sollën në Tiranë dhe u vendosën në Parkun e madh të Liqenit Artificial, pranë memorialit të vëllezërve Frashëri.
Parku i madh i Liqenit Artificial