Varri monumental

Text size
Varri monumental i përket të njëjtës periudhë të krijimit të qytetit të Persqopit (shek. IV-III p. Kr.) Ka një sipërfaqe rreth 20 m² dhe përbëhej nga dy ambiente. Ambienti i parë është një paradhomë e vogël dhe ambienti i dytë është dhoma e varrimit, e cila ka formë pothuajse katrore, ka dhe dy mjedise në formën e urnës, që kanë shërbyer për të mbajtur hirin e të vdekurve. Mbulimi i varrit ka qenë me qemer, me gurë të mëdhenj, ndërtuar në të thatë.
Monumentaliteti dhe dimensioni i një varri kaq të veçantë na çon të mendojmë se i përkiste një personi të një rangu të lartë, pjesë e një elite ose mendohet se mund t'i përkiste një mbreti Ilir.